Sherri me thika në Bulqizë, në konfliktin e të rinjve u përfshinë edhe familjarët

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 11.03.2026, 08:30

Tre të rinj mbetën të plagosur me thikë mbrëmjen e 10 marsit në qytetin e Bulqizës, pas një konflikti që fillimisht nisi mes disa personave dhe më pas u përfshinë edhe familjarët e tyre. Si pasojë e sherrit u plagosën Adhurim Koçi (26 vjeç), Renaldo Dauti (22 vjeç) dhe Fluturim Tolle, ky i fundit në gjendje të rëndë, ndërsa të tre u transportuan për mjekim më të specializuar drejt Tiranës.

Sipas policisë, fillimisht rreth orës 20:30 u konfliktuan fizikisht disa persona, të cilët u shoqëruan në Komisariatin e Policisë Bulqizë për sqarimin e rrethanave. Rreth një orë më vonë, jashtë një lokali, familjarët e tyre u përfshinë në një tjetër përplasje, ku dyshohet se u përdorën mjete prerëse.

Autorët e dyshuar, Ylber Shkina dhe Jonuz Ceni, u larguan nga vendi i ngjarjes pas konfliktit. Policia po vijon kontrollet në zonë për kapjen e tyre, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit