Harrojeni Dubain si parajsën e sigurisë! Pamjet që po qarkullojnë në rrjet janë dëshmia e një kaosi të paprecedentë: Mijëra njerëz të tmerruar kanë "blinduar" aeroportin ndërkombëtar, me valixhe në duar dhe sytë nga qielli, duke kërkuar fluturimin e parë për t'u larguar.
Ajo që deri dje ishte "streha e paprekshme", sot po kthehet në një pikë tranziti emergjence. Përplasja mes Iranit, Izraelit dhe SHBA-ve ka thyer iluzionin e qetësisë. Edhe pse autoritetet po mundohen të ruajnë gjakftohtësinë, radhët e pafundme në check-in tregojnë të kundërtën: Kush mundet, po ia mbath!
Nuk është më çështje turizmi, është çështje mbijetese. Kur lufta troket në Lindjen e Mesme, as kullat e larta të Dubait nuk të duken më të sigurta.