Raportohet ndërprerje e përkohshme e shërbimeve të One në disa zona të vendit

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 10.03.2026, 23:29

Prej më shumë se një ore janë raportuar probleme me shërbimin e kompanisë së telekomunikacionit One në disa zona të vendit.

Sipas informacioneve që kanë qarkulluar gjatë mbrëmjes, një pjesë e përdoruesve kanë hasur vështirësi në përdorimin e internetit dhe në kryerjen e telefonatave, çka dyshohet se lidhet me një ndërprerje të përkohshme të sistemit.

Aktualisht nuk ka ende një reagim zyrtar nga kompania lidhur me shkakun e kësaj situate, ndërsa pritet që shërbimi të rikthehet në normalitet.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit