Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e kësaj të marte në Bulqizë, ku tre të rinj kanë mbetur të plagosur me thikë pas një konflikti që dyshohet se ka nisur brenda një lokali.
Të plagosur kanë mbetur Fluturim Tolle, 26-vjeç, Adhurim Koçi, 26-vjeç dhe Renaldo Dauti, 22-vjeç. Sipas informacioneve paraprake, Tolle ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa dy të rinjtë e tjerë janë jashtë rrezikut për jetën.
Mësohet se fillimisht mes disa personave ka pasur një debat brenda ambienteve të një lokali. Më pas ata kanë dalë jashtë për t’u sqaruar, por konflikti ka degraduar në përplasje fizike, ku është përdorur edhe thika.
Pas plagosjes, tre të rinjtë janë transportuar fillimisht në spitalin e Bulqizës, por për shkak të gjendjes së tyre janë dërguar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për trajtim më të specializuar.
Deri më tani nuk ka një njoftim zyrtar nga Policia e Shtetit lidhur me autorët e ngjarjes apo motivet e konfliktit, ndërsa pritet që hetimet të zbardhin rrethanat e plota të kësaj përplasjeje të dhunshme.