Një qytetar shqiptar në Francë i është drejtuar redaksisë tonë për të denoncuar Ambasadën Shqiptare në Paris. Ai thotë se ka bërë mbi 40 telefonata nga ora 10:00 e mëngjesit e deri më tani, pa arritur të marrë asnjë përgjigje nga stafi i ambasadës.
Sipas denoncimit, qytetari ka aplikuar për pasaportë, ka dhënë të gjitha të dhënat e nevojshme dhe ka kryer pagesën përkatëse. Megjithatë, pas më shumë se një muaji e gjysmë, ai ka mësuar se pasaporta e tij nuk është përgatitur, pasi rezulton e regjistruar në sistemin e vjetër të ambasadës. Qytetari thotë se gjatë vizitës në ambasadë nuk ka marrë ndonjë informacion të qartë mbi statusin e pasaportës.
Ai thotë se këto vonesa burokratike po bëhen shkak për vonesa pune, ashtu edhe për çështje personale e familjare pasi ka fëmijë për të kujdesur. Për këtë arsye ai kërkon ndërhyrjen e autoriteteve përkatëse dhe transparencë në procesin e shërbimeve konsullore.
Ky rast ngre shqetësime mbi efikasitetin dhe komunikimin në shërbimet për qytetarët shqiptarë në diasporë, duke theksuar nevojën për përmirësim të menaxhimit të aplikimeve dhe reagimit ndaj kërkesave të qytetarëve.
Denoncimi i qytetarit:
Pershendetje e beni nje njoftim per ambasaden shqiptare ne paris na dolen gishtat gjith diten duke i ren telefonit por asnjeri nuk pergjigjet tani qe Po ju shkruaj qe ne 10:00 deri Tani jan bere 40 telefonata Ku asnjeri nuk pergjigjet me shum kam bere aplikim per pashaporte Ku dhash gishtat firmosa bera pagesen mbas 1 muaji e gjyse u interresova Ku me than qe pashaporta nuk eshte bere sepse ka dal ne sistemin e vjeter Ku aty kam qene dhe sme kan thene asnje gje dhe Po na bllokojne si per pune si per gjdo gje dhe jemi me femi ju lutem e shperndani dot se ndoshta i shkon syri dhe marrin masa ju faleminderit
