Policia në Toronto ka bllokuar disa rrugë në qendër të qytetit pasi u raportuan të shtëna me armë zjarri pranë Konsullata e Shteteve të Bashkuara në Toronto në orët e para të mëngjesit të së martës.
Sipas autoriteteve, incidenti ndodhi rreth orës 05:30 pranë kryqëzimit të University Avenue me Queen Street West, ku një person qëlloi me armë drejt ndërtesës së konsullatës. Hetuesit kanë konfirmuar se në objekt është qëlluar me armë zjarri, por deri tani nuk raportohet për persona të plagosur.
Policia nuk ka bërë ende publik asnjë informacion për ndonjë të dyshuar, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes vijojnë.
Për shkak të operacionit policor, segmenti i University Avenue në drejtim jugor është mbyllur për qarkullimin midis Queen Street dhe Dundas Street, ndërsa autoritetet po punojnë për të dokumentuar ngjarjen dhe për të garantuar sigurinë në zonë.