Dhëndri i Berishës: Babai 78-vjeçar i Taulant Ballës specialist marketingu në Librazhd me rrogë 1 MILIONË LEKË

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 10.03.2026, 13:19

Një lajm i publikuar nga dhëndri i Berishës Jamarbër Malltezi, ka bërë xhiron e mediave berishiste.

Babai i kreut të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, rezulton i punësuar në një kompani private si specialist marketingu.

Lajmi i bërë publik nga Malltezi përmes një postimi në Facebook, shoqërohej edhe me listën emërore të të punësuarve në kompaninë private të çimentos. Sipas tij, shtetasi Kasem Balla, 78 vjeç, paguhet me një rrogë mujore prej 100 mijë lekësh të reja.

Në statusin e tij, ai shkruan: “Punë ka por nuk ka profesionistë. Merrni shembull nga babai ‘profesionist’ i Taulant Ballës që merr 1 milion lekë në muaj.”

Ky postim ka hapur debate në rrjetet sociale mbi rrogat e pensionistëve të angazhuar në sektorin privat dhe mbi përfitimet financiare të familjarëve të figurave publike.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit