Biznesmeni Klodian Allajbeu iu përgjigj një fletëthirrjeje të SPAK dhe u paraqit në selinë e Prokurorisë së Posaçme për Krimet e Rënda mesditën e kësaj të marte. Kjo shënon herën e dytë që ai pyetet nga organi i akuzës, ndërsa hetimet vazhdojnë ndaj kompanive të lidhura me të.
Në kuadër të veprimeve të fundit, SPAK ka kryer sekuestrimin e pajisjeve të ndryshme, përfshirë telefona dhe kompjutera, nga kompanitë dhe personat e lidhur me Allajbeun. Në momentin e hyrjes në SPAK, ai u prit nga Elton Kërluku, kreu i hetimit financiar pranë BKH.
Biznesmenit përfitues të shumë tenderave të dyshimtë në sektorin e Shëndetësisë iu sekuestrua telefoni pak ditë më parë teksa po hetohet për korrupsion në tendera dhe pastrim parash.