Plagosi bashkëkombasin e tij në Sauk, foto e autorit turk! Dinamika e ngjarjes

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 10.03.2026, 12:47

Një shtetas turk, 36-vjeçari Halil Uçar, mbeti i plagosur mbrëmjen e djeshme në një lokal në zonën e Saukut të Vjetër në Tiranë, pasi u qëllua me armë zjarri nga një bashkëkombës i tij. I plagosuri është marrë në pyetje nga hetuesit, por nuk është treguar bashkëpunues, duke pretenduar se nuk e njeh autorin dhe se nuk ka pasur konflikte me të.

Sipas policisë, autori dhe i plagosuri ndodheshin në tavolina të ndryshme dhe në kate të ndryshme të lokalit. Pasi kishte konsumuar darkën në katin e parë, autori është ngjitur në katin e dytë dhe ka qëlluar drejt Uçarit, duke e plagosur me një plumb në shpatull, përpara se të largohej me shpejtësi nga vendngjarja.

Nga kamerat e sigurisë janë siguruar disa foto të autorit dhe policia po punon për krijimin e identikitit të tij. Në vendngjarje janë mbledhur materiale gjenetike për identifikim, ndërsa përmes Interpolit po bashkëpunohet me autoritetet turke për të zbardhur identitetin e autorit dhe për të verifikuar nëse mes tyre ka pasur konflikte të mëparshme në Turqi.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit