Aksidentohet për vdekje punonjësi i komunales në Gjirokastër, drejtori arratiset në Greqi

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 10.03.2026, 11:31

Një punonjës 55-vjeçar i Ndërmarrjes së Shërbimeve në Komunitet në Gjirokastër ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës në Tiranë, pasi ishte plagosur rëndë në një aksident në vendin e punës. Viktima me inicialet D.K. u rrëzua nga kati i dytë i një godine private në lagjen “Zinxhira” më 3 mars, gjatë kryerjes së punimeve për pastrimin e objektit, i cili ishte sekuestruar nga banka. Si pasojë e rënies ai pësoi dëmtime të rënda dhe u transportua me helikopter drejt Tiranës, por nuk arriti t’u mbijetojë plagëve.

Në lidhje me ngjarjen, Policia e Shtetit arrestoi tre persona të akuzuar për veprën penale “shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”. Gjykata ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për dy përgjegjësit teknikë, shtetasit P.C. dhe A.B., ndërsa për brigadierin A.L. është vendosur masa “arrest në shtëpi”.

Ndërkohë, drejtuesi i institucionit, Adriatik Onjea, akuzohet për veprën penale “shpërdorim detyre”. Sipas burimeve, ai është larguar drejt Greqisë menjëherë pas ngjarjes dhe është shpallur në kërkim nga autoritetet, ndërsa hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit