Personi që shikoni në foto është 39-vjeçari turk, Halil Uçar, i cili mbeti i plagosur mbrëmjen e së hënës në zonën e Saukut të Vjetër në Tiranë. Sipas burimeve, plagosja ndodhi pas një atentati të lidhur me një sherr që dyshohet të ketë nisur që në Turqi disa ditë më parë.
Halil Uçar u qëllua me një plumb në shpatull, ndërsa autori ka tentuar disa herë të qëllonte ndaj tij, por disa të tjera janë bllokuar. I plagosuri u dërgua në një spital privat në Tiranë dhe aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Paraprakisht, grupi hetimor pritet ta marrë në pyetje paraditen e sotme për të sqaruar më tej rrethanat e ngjarjes, shkakun e atentatit dhe nëse ka persona të tjerë të përfshirë në këtë rast.