Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me shpërthimin me lëndë plasëse në automjetin e parkuar në pronësi të 36-vjeçarit Oltjon Klosi në Tiranë. Burime bëjnë me dije se ai jeton mes Shqipërisë dhe Spanjës, ndërsa dyshohet se aktiviteti i tij në shtetin spanjoll mund të jetë një nga motivet e mundshme të vendosjes së tritolit. Klosi rezulton gjithashtu me precedent penal për konflikte të mëparshme.
Nga shpërthimi nuk pati persona të lënduar, ndërsa janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Ndërkohë, autori i dyshuar është fiksuar nga kamerat e sigurisë në momentin kur vendos lëndën plasëse në automjet.
Sipas pamjeve, autori ka mbërritur në vendngjarje me biçikletë dhe është larguar po me të menjëherë pasi ka vendosur tritolin. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e tij, ndërsa po verifikohen edhe kamerat e sigurisë në zonë për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes.