Raporti i BB: Punësimi në Shqipëri i pabazuar në meritë, talentet jashtë administratës

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 10.03.2026, 09:34

Banka Botërore e rendit Shqipërinë ndër vendet që nuk aplikojnë standarde të unifikuara për rekrutimin e talenteve në administratën publike.

Sipas Raportit tie Zhvillimit Global 2025, praktikat e punësimit në institucionet shtetërore në Shqipëri ndryshojnë ndjeshëm, duke bërë që shanset e një kandidati për t’u punësuar të varen më shumë nga institucioni ku aplikon sesa nga një sistem i përbashkët kombëtar.

Raporti vëren se mesatarisht rreth 50% e nëpunësve civilë në vend rekrutohen përmes procedurave meritokratike me provim me shkrim. Megjithatë, në disa institucione kjo praktikë përdoret në vetëm rreth 20% të rasteve, ndërsa në të tjera kalon mbi 70%.

Sipas Bankës Botërore, këto diferenca tregojnë se procesi i rekrutimit në administratë varet më shumë nga rregullat e brendshme të institucioneve sesa nga standarde të unifikuara në nivel kombëtar.

Raporti sugjeron se Shqipëria ka nevojë për harmonizim të procedurave të rekrutimit dhe për më shumë fokus te identifikimi i talenteve, jo vetëm te ndjekja formale e rregullave burokratike.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit