Floriani dhe Donati, dy të rinjtë që trafikonin armë nga Mali i Zi dhe i shisnin në Fresk

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 10.03.2026, 09:28

Personat në foto janë dy të rinjtë që u arrestuan nga Policia e Tiranës gjatë operacionit të koduar “Rotondo”, i cili goditi një grup kriminal të përfshirë në trafikimin dhe shitjen e armëve të zjarrit. Bëhet fjalë për Donati Jakun, 31 vjeç, banues në Shkodër, dhe Florian Gjetën, 22 vjeç, banues në fshatin Domje, të cilët u kapën në flagrancë pas një hetimi dymujor në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës.

Dy të rinjtë u ndaluan për kontroll në zonën e njohur si “Rrethi i Freskut”, ndërsa udhëtonin me një automjet tip “Volkswagen”. Gjatë kontrollit, policia sekuestronte 6 pistoleta të markës SigSauer, të cilat dyshohet se ishin trafikuar nga Mali i Zi dhe destinacioni i tyre për shitje ishte zona e Freskut. Të arrestuarit nuk dhanë shpjegime për mënyrën e sigurimit të armëve dhe për personat që do t’i merrnin ato.

Hetimet vijojnë, ndërsa është identifikuar dhe shpallur në kërkim një bashkëpunëtor i dyshuar, shtetasi E. S. Policia punon për kapjen e tij dhe për zbardhjen e plotë të rrjetit kriminal të përfshirë në trafikimin e armëve të zjarrit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit