Shpërthim me tritol në një automjet në Tiranë

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 10.03.2026, 08:56

Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer në orët e para të mëngjesit të sotëm në rrugën “Vasil Ndocka” në Tiranë. Lënda plasëse dyshohet se ishte vendosur në një automjet të parkuar në pronësi të shtetasit Oltjon Klosi, 36 vjeç.

Sipas policisë, shpërthimi ka ndodhur rreth orës 01:50 dhe ka shkaktuar vetëm dëme materiale në automjet, ndërsa fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin e autorëve të mundshëm

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit