Tiranë: Gjendet i pajetë në banesë 47-vjeçari, dyshohet se qëlloi veten me armë zjarri

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 09.03.2026, 22:54

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e djeshme në Tiranë, ku një 47-vjeçar është gjetur i pajetë brenda banesës së tij.

Sipas informacioneve paraprake, rreth orës 21:40, në rrugën “Sotir Caci”, dyshohet se shtetasi me iniciale B.G., 47-vjeç, ka qëlluar veten me armë zjarri pistoletë në banesën e tij.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, ndërsa arma e zjarrit është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Autoritetet bëjnë me dije se hetimet janë në vijim për të sqaruar plotësisht rrethanat e kësaj ngjarjeje.

Shënim: Rasti është bërë publik nga Policia e Shtetit për mediat gjatë ditës së sotme.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit