Nga tradita ilire drejt UNESCO, dy valle myzeqare shpallen vlerë Kombëtare

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 09.03.2026, 14:18

“Vallja e ngjalës” dhe “Vallja dyshe Myzeqare” janë shpallur vlerë kombëtare e trashëgimisë kulturore jomateriale, duke u përfshirë në listën e pasurive që mbrohen dhe promovohen si pjesë e identitetit kulturor shqiptar. Ky status synon të ruajë dhe të përjetësojë këto valle tradicionale në historinë e kulturës së vendit, duke i njohur ato si elemente të rëndësishme të trashëgimisë folklorike.

Të dyja vallet kanë një traditë të hershme dhe lidhen ngushtë me jetën shoqërore dhe festat e komuniteteve ku janë krijuar. “Vallja e ngjalës” dhe “Vallja dyshe Myzeqare” janë interpretuar brez pas brezi në aktivitete festive dhe ceremoniale, duke ruajtur ritmet, lëvizjet dhe simbolikën karakteristike të zonës së Myzeqesë.

Shpallja e tyre si vlerë kombëtare i hap rrugën edhe përpjekjeve për përfshirjen e këtyre valleve në listën e trashëgimisë botërore të UNESCO. Me rrënjë historike që datojnë që nga periudha ilire, “Vallja e ngjalës” dhe “Vallja dyshe Myzeqare” konsiderohen një pasuri e vyer kulturore që vazhdon të transmetohet dhe të ruhet nga brezi në brez.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit