Punimet te liqeni i Farkës s’ndalen, kamionët kthejnë rrugët në ferr pluhuri

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 09.03.2026, 14:03

Banorët që jetojnë pranë liqenit Farkës, në Tiranë, thonë se kamionët e kantiereve të ndërtimeve në zonë po u krijojnë probleme serioze.

Ata tregojnë se kamionët kalojnë gjatë gjithë ditës dhe natës, duke lënë pas sasi të mëdha pluhuri që mbulon rrugët dhe shtëpitë e tyre.

Përveç rrugëve plot me pluhur, banorët thonë se kjo situatë ka krijuar shqetësime edhe për shëndetin e familjarëve dhe jetesën e përditshme.

Banorët tregojnë se punimet pranë liqenit vazhdojnë, por nuk ka asnjë kujdes për pastrimin e rrugëve. Ata kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme nga autoritetet për të siguruar pastrimin dhe kontrollin e pluhurit, si dhe për të rregulluar infrastrukturën rrugore që po përkeqësohet nga aktiviteti i kamionëve.

Denoncimi i qytetarit:

Pershendetje JOQ! Si jeni. Na mbyten kamionat me pluhur te shpia a mund ta publikoni. Te liqeni farkes po bohen punime

Por nderkoh kamionat kalojn naten diten dhe po na mbysin me pluhur Rrugen nuk e lajn fare

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit