Italianët dalin në protesta me kuaj për rritjen e çmimit të naftës

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 09.03.2026, 13:14

Qytetarët në Itali kanë dalë në rrugë mbi kuaj, një formë simbolike proteste kjo për të treguar se janë detyruar t'i kthehen metodave primitive të udhëtimit për shkak të kostove larta të karburanteve.

Ata u shfaqën edhe me kuaj në rrugë për të treguar se rritja e çmimit të naftës po i detyron të mendojnë për alternativa tradicionale transporti për t'u shpëtuar rritjeve të çmimeve.

Protestat janë pjesë e një vale më të gjerë demonstratash të fermerëve në Itali dhe në disa vende të Europës. Demonstruesit kanë përdorur kafshë dhe mjete bujqësore për të bllokuar rrugë dhe për të tërhequr vëmendjen e qeverisë ndaj vështirësive ekonomike që po përjeton sektori i bujqësisë.

Fermerët ankohen se kostot e prodhimit janë rritur ndjeshëm, sidomos për karburantin dhe energjinë, ndërsa të ardhurat nga prodhimet bujqësore nuk kanë ndjekur të njëjtin ritëm. Ata kërkojnë masa nga qeveria për të ulur taksat dhe për të mbështetur sektorin bujqësor.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit