Rama: Edhe sikur Balluku të kërcënonte me thikë, nuk është provë

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 09.03.2026, 12:55

Kryeministri Edi Rama ka vijuar sulmet ndaj SPAK, duke komentuar me tone ironike hetimin ndaj ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të Partia Socialiste e Shqipërisë. Rama zbuloi se pjesë e materialeve që prokuroria ka dërguar në Kuvend është një bisedë telefonike mes një të pandehure dhe një bashkëbisedueseje, të cilën e përdori për të vënë në pikëpyetje seriozitetin e kërkesës për masa ndaj një deputeteje.

Rama tha se edhe nëse në atë bisedë do të pretendohej se Balluku kishte “lidhur dikë pas karriges dhe i kishte vënë thikën në fyt”, sërish kjo nuk mund të merrej si provë për t’i kërkuar Kuvendit heqjen e imunitetit të një deputeti. Ai kritikoi faktin që një bisedë e tillë, sipas tij e paverifikuar dhe pa ballafaqime apo kryqëzim dëshmish, është përdorur si argument për një hap kaq të rëndë si kërkesa për arrest.

Në thelb, Rama akuzoi prokurorët se po i paraqesin Kuvendit materiale të pakonsoliduara dhe po kërkojnë masa ekstreme pa bërë më parë verifikimet bazë të hetimit. Sipas tij, një procedurë që mbështetet në “muhabete telefoni” mes të pandehurve rrezikon të kthejë procesin penal në spektakël, ndërsa institucionet e drejtësisë duhet të paraqiten me prova të forta, jo me interpretime.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit