Fjala e fundit e Ramës për Ballukun: Krah teje tani ke vetëm avokatët e tu, paç fatin që meriton

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 09.03.2026, 12:33

Në përfundim të një fjalimi që zgjati më shumë se një orë, kryeministri Edi Rama falënderoi Belinda Balluku për drejtimin e Ministrisë së Infrastrukturës për gjashtë vite me radhë. Ai theksoi se në përballjen me drejtësinë, Balluku do të duhet të mbështetet vetëm te avokatët e saj.

Rama u shpreh se kërkesa e SPAK për arrestimin e deputetes nuk mbështetet, sipas tij, në prova të mjaftueshme të paraqitura nga prokuroria. Kryeministri shtoi gjithashtu se duhet marrë parasysh edhe fakti që Balluku është prind i vetëm i një vajze të vogël.

Në fund të fjalës së tij, Rama i kërkoi ndjesë Ballukut për refuzimin e tre dorëheqjeve që ajo kishte paraqitur më herët. Sipas tij, vendimi për të mos i pranuar ato lidhej me bindjen se sistemi i drejtësisë kishte ndërhyrë në mënyrë të gabuar në territorin e pushteteve të tjera.

“E falënderoj Belindën për punën e madhe që bëri për gjashtë vite në detyrat që i besova dhe i uroj fat në betejën ligjore që e pret, ku do të ketë në krah vetëm avokatët e saj. I kërkoj ndjesë për refuzimin e tre dorëheqjeve që ka paraqitur. I kam refuzuar sepse gjyqësori u fut në territorin e pavarësisë së pushtetit ekzekutiv dhe legjislativ. Pushteti këtu buron nga vota e popullit dhe kjo është diçka që nuk do të tolerohet sa të jem unë në këtë detyrë”, u shpreh Rama.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit