Një qytetar ka denoncuar në redaksinë tonë një manovër të rrezikshme në rrugën Shkodër – Hani Hotit.
Në pamje mund të shihni se si një emigrant shqiptar nga Gjermania kalon mes rrugës përmes ishullit të trafikut, duke dëmtuar sinjalistikën rrugore, për të kryer një parakalim të rrezikshëm.
Qytetari që denoncon rastin paralajmëron se veprime të tilla rrezikojnë jetën e çdo personi që qarkullon në rrugë.
Ai u bën thirrje autoriteteve që të marrin masa për të parandaluar raste të tilla pasi në Gjermani ky emigrant shqiptar as nuk do e çonte nëpër mendje një manovër të tillë.
Denoncimi i qytetarit:
Si jeni ju lutem postojeni pak këtë video sesiii individ te till bëjn manovra duke rrezikur jeten e cdo individi e mbi te gjitha me targ te huaj , qe se besoj qe manovra te tilla ban jasht. Anonim te lutem . Shkoder . Video eshte bere ne rrugen Shkoder – Hani Hotit