20 rrugët e shkërmoqura të “punës kolosale” të Belinda Ballukut

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 09.03.2026, 12:06

Kryeministri Edi Rama, teksa foli për çështjen e ministres së Infrastrukturës Belinda Balluku, zgjodhi të rendisë një sërë veprash infrastrukturore që sipas tij përbëjnë histori suksesi të qeverisë në vitet e fundit. Rama përmendi disa nga akset kryesore rrugore të ndërtuara apo përfunduara gjatë kësaj periudhe, duke i cilësuar si investime me vlerë të madhe për vendin, pavarësisht kritikave dhe problemeve të raportuara në terren.

Por ndërsa nga foltorja e politikës flitet për “punë kolosale”, realiteti në disa prej këtyre akseve rrugore duket më pak optimist. Në ditët e fundit janë raportuar shembje, çarje dhe dëmtime serioze në një sërë rrugësh në të gjithë vendin, ndërkohë që mbi 1 miliardë euro janë investuar vetëm në dy vitet e fundit në infrastrukturë. Në disa zona muret mbajtëse janë rrëzuar, segmentet janë bërë të pakalueshme dhe siguria e qarkullimit është vënë në pikëpyetje.

Nga Veriu në Jug, ja cilat janë rrugët e çara e të shkërmoqura të Ballukut, për të cilat Rama i bëri sot elozhe punës së saj:

  1. Kuç–Qeparo
  2. Dhërmi
  3. Tuneli i Llogarasë
  4. Buzë tunelit të Skërficës, Kardhiq
  5. Vlorë
  6. Vlahinë–Poçem
  7. Ura e Selenicës
  8. Korçë–Ersekë
  9. Dardhë–Boboshticë
  10. Qukës–Qafë Plloçë
  11. Librazhd–Përrenjas
  12. Auto-moto-parku Elbasan
  13. Vorë
  14. Zall Herr
  15. Skarpata në rrugën e Arbrit
  16. Derjan–Macukull (Mat)
  17. Unaza e Burrelit
  18. Tuneli i Murrizit
  19. Lurë–Peshkopi
  20. Shëngjin–Velipojë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit