Tropojanët e lagjes Qelia kanë dërguar një ankesë në redaksinë e JOQ Albania për gjendjen e rënduar të rrugës së tyre. Ata tregojnë se gjatë kohës së zgjedhjeve u premtua se çdo rrugë do të punohej, por ky premtim ka mbetur vetëm në fjalë. Tashmë, qytetarët po përballen vetë me problemet e rrugës, duke e riparuar me mundësitë e tyre, ndërsa kërkojnë ndihmë për furnizimin me zhavorr nga autoritetet lokale.
Sipas banorëve, rruga është bërë skandaloze, madje edhe automjetet 4×4 kanë vështirësi në kalim, ndërsa uji kullohet për shkak të mungesës së kanalizimit. Ata i bëjnë thirrje Rexh Byberit të bashkisë tropojë dhe autoriteteve përgjegjëse të ndërhyjnë për përmirësimin e infrastrukturës dhe hapjen e kanaleve, për të siguruar kushte më të sigurta dhe të shëndetshme për qytetarët e lagjes.