U kërkua pushkatimi i Vjosa Osmanit, presidenca thirrje institucioneve që të veprojnë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 09.03.2026, 10:30

Presidenca e Kosovës ka reaguar lidhur me deklaratat e Halil Gecit , i cili në një postim e ka quajtur “tradhtare” dhe ka përmendur fjalën “pushkatim”.

Në reagimin e presidencës, thuhet se kjo s’ka të bëjë me kritikë dhe opinion, por me gjuhë të rrezikshme dhe tentim për normalizim të dhunës politike.

“Kosova nuk është dhe nuk duhet të jetë kurrë vend ku aktivistë politikë vetëshpallen gjykatës dhe shpallin dënime me jetë për figura të zgjedhura nga qytetarët. Mentaliteti që prodhon gjuha e tillë është pikërisht mentaliteti që për dekada e ka mbajtur peng debatin publik me etiketime, shpifje dhe linçime”, thuhet në reagim.

“Presidentja Osmani nuk është “vegël” e askujt dhe as pjesë e fantazive konspirative për kinse tradhti. Ajo është Presidente e Republikës së Kosovës, e zgjedhur në mënyrë legjitime dhe që ushtron mandatin e saj mbi bazën e Kushtetutës”, vijon reagimi.

“Kosova ka paguar shumë për lirinë e saj që të tolerojë sot gjuhë linçuese ndaj institucioneve të saj. Thirrjet për “pushkatim” nuk janë retorikë politike, por nxitje e drejtpërdrejtë për dhunë dhe krim. Kushdo që mendon se mund ta frikësojë një Presidente me shpifje apo kërcënime të tilla, thjesht po dëshmon se nuk e ka pranuar ende se jetojmë në Republikë demokratike”.

Presidenca ka bërë thirrje tek organet kompetente të rendit që të merren “me këto raste”.

Halil Geci në profilin e tij para disa orësh ka shpërndarë një video, ku akuzon presidenten Osmani për tradhtare dhe thotë se “po të ishte në Turqi, do pushkatohej”.

““Ja si iu bashkua Vjosa tavolinës së tradhtisë – si vegël e puçit të Prontos.” “Baton Haxhiu i thotë gazetares për takimin që po flasim: ‘A e di kush e ka aranzhuar?’ Gazetarja: ‘Kush?’ Batoni: ‘UNË.’ Ja pse kjo “atdhetare”, që e mban emrin e Ibrahim Rugovës në gojë si bananen për Bajram, bëri grushtet. Po të ishte në Turqi, do të pushkatohej””, thuhet në shkrimin e tij.

I biri i Halil Gecit, Fatos Geci, është deputet nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit