Policia konfiskon një dron të paidentifikuar në Gjilan

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 09.03.2026, 09:51

Policia e Kosovës ka njoftuar se në fshatin Muqibabë të Gjilanit është raportuar se në pyll është vërejtur një dron i paidentifikuar.

Në raportin ditor të së hënës, policia thotë se njësitet përkatësë kanë dale në vendin e ngjarjes dhe kanë konfiskuar dronin.

“Fsh. Muqibabë, Gjilan 08.03.2026-19:20. Është raportuar se në pyll është vërejtur një dron i paidentifikuar. Lidhur me rastin njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë konfiskuar dronin, si dhe është njoftuar prokurori”, thuhet në raport.

Rasti është nën hetime, sipas policisë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit