Rrustemi i VV’së për deklaratën e Rashiqit: Kurti deshi ta faktorizojë kundër Listës Serbe

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 09.03.2026, 09:39

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, i ka dalë në mbrojtje shefit të tij, Albin Kurtit, pas deklaratës së ministrit për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, i cili tha se Kurti i kishte thënë se për hatër të tij po e zbatojnë vendimin për dhënien e 24 hektarëve tokë Manastirit të Deçanit.

Rrustemi me anë të një shkrimi në ‘Facebook’ është ankuar se si kjo nuk po shihet si angazhim i Kurtit për ta faktorizuar Rashiqin kundër Listës Serbe. “Problemi i dytë është se deklaraten e Nenad Rashiqit nuk e shohin si angazhim të KM Albin Kurti për ta faktorizuar sadopak Nenad Rashiqin kundër Listës Serbe, por reagojnë të sinkronizuar thua ti po i shqetëson pse Lista Serbe i ka 9 deputetë e jo 10”, thuhet në deklarimin e Rrustemit.

“Kush angazhohet për shtet, punon me zvogëlu Listën Serbe, e me forcu deputetë serbë që e njohin Republikën, kurse ata që mendjen e kanë veç te pushteti sikur kanë interes që Lista Serbe t’i kishte 10 deputetë”, vijon më tej reagimi i tij.

Ndryshe nga Rrustemi, nga qeveria mbrëmë kanë thënë se Rashiqi e ka ngatërruar pranimin e ftesës së Kurtit për hyrjen e Patriarkut Porfirije në territorin e Kosovës për Krishtlindjet Ortodokse.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit