Deklarata e Rashiqit për pronën e Manastirit të Deçanit, qeveria provon ta “ndreq”: U ngatërrua me pranimin e kërkesës së Kurtit për vizitë të Patriarkut Porfirije

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 09.03.2026, 08:42

Zëdhënësi i Qeverisë, Arlind Manxhuka, ka dalë me një sqarim lidhur me deklaratën e ministrit për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, i cili tha se kryeministri Albin Kurti ka thënë se po i kthen këtë pronë në pronësi të Manastirit të Deçanit për hatër të tij.

Manxhuka ka thënë se Rashiq është “ngatërruar” me pranimin e kërkesës së Kurtit për vizitë të Patriarkut Porfirije, për Krishtlindjet ortodokse të vitit 2023, së cilës ia ka bashkëngjitur edhe një lajm.

“Ajo çka ka ngatërruar ministri Nenad Rashiq është pranimi i kërkesës së tij për vizitë të Patriarkut Porfirije, për Krishtlindjet ortodokse të vitit 2023, siç mund ta shihni në fotografinë më poshtë”, thuhet ndër të tjera në shkrimin e Manxhukës.

Manxhuka po ashtu ka rikujtuar se si Qeverisë Kurti iu ishte parashtruar si parakusht pranimi në Këshillin e Evropës çështja e dhënies së pronësisë së pronës Manastirit të Deçanit nga raportuesja Dora Bakoyannis.

“Siç dihet, pas vendimit, në mars të vitit 2024, raportuesja Dora Bakoyannis shpërndau raportin e saj, ku konfirmoi që Kosova, pas zbatimit të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me çështjen e Manastirit të Deçanit, ka plotësuar të gjitha parakushtet për anëtarësim dhe duhet të ftohet të bëhet anëtare e plotë e Këshillit të Evropës, pa parakushte shtesë”, thuhet më tej.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit