Zhduket 11-vjeçari nga Fieri, kërkohet ndihmë urgjente për gjetjen e tij

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 08.03.2026, 20:47

Një 11-vjeçar nga Fieri është zhdukur dhe familjarët e tij janë në ankth, pasi prej ditës së djeshme kanë humbur çdo kontakt me të.

Bëhet fjalë për Flavio Yzeiraj, i cili është parë për herë të fundit pranë Poliklinikës së Fierit. Që nga ai moment nuk dihet më asgjë për vendndodhjen e tij.

Familjarët kanë bërë denoncimin në polici, por deri tani i mituri ende nuk është gjetur.

Ata u bëjnë thirrje të gjithë qytetarëve që nëse e kanë parë apo kanë ndonjë informacion që mund të ndihmojë në gjetjen e tij, janë të lutur të kontaktojnë në këtë numër telefoni: +355 69 354 6048.

Familja kërkon ndihmën e kujtdo që mund të kontribuojë për ta gjetur sa më shpejt 11-vjeçarin. Çdo informacion, sado i vogël, mund të jetë i rëndësishëm.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit