‘Audi’ lëviz me shpejtësi skëterrë nëpër lagje, rrezikon banorët

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 08.03.2026, 15:55

Një automjet me targë AB676XN është filmuar duke kaluar me shpejtësi të lartë në një rrugë të banuar pranë gjykatës në Durrës. Videoja tregon se makina nuk ngadalëson fare, duke rrezikuar seriozisht jetën e këmbësorëve dhe fëmijëve që lëvizin në zonë.

Ngjarja ka alarmuar banorët e lagjes, të cilët shprehen se sjellja e tillë e drejtuesve të automjeteve është bërë gjithnjë e më e shpeshtë dhe e rrezikshme. Ata kërkojnë masa urgjente për të parandaluar aksidente dhe për të siguruar që rrugët e banuara të jenë të sigurta për të gjithë.

Qytetarët bëjnë apel te policia për ndërhyrje të menjëhershme dhe patrullime më të shpeshta në këtë zonë, duke kërkuar ndëshkimin e drejtuesve të papërgjegjshëm. Ata paralajmërojnë se vetëm kontrolli dhe masa të rrepta mund të parandalojnë tragjedi të mundshme.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit