Evlat, prania jote është dhurata më e madhe që mund t’i japësh nënës

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 08.03.2026, 15:54

8 Marsi është Dita e Grave, por shumë e festojnë si Dita e Nënës. Sot, në Shqipëri, ka shumë fëmijë emigrantë që urojnë nënën nga larg apo i blejnë një dhuratë nga lag. Në vendin tonë ka nëna që e kalojnë sot këtë ditë pa fëmijët e tyre pranë, të larguar në emigrim për një të ardhme më të mirë.

Një buqetë me lule, një mesazh i ftohtë apo një transfertë parash nuk mund të mbushë zbrazëtinë e dhomës ku ata mungojnë. Ajo çfarë një nëne i duhet, nuk është asgjë që mund të blihet me para, është prania, zëri dhe dashuria e fëmijës së saj.

Asnjë tufë me lule, dhuratë materiale, monetare nuk i jep ngrohtësinë që i dhuron një përqafim apo një bisedë nga zemra me të birin, të bijën. Malli për fëmijën mbetet i gjallë, pavarësisht dhuratave materiale. Prania jote evlat, është dhurata më e madhe që mund t’i japësh nënës!

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit