8 Marsi në Tiranë, një ditë që tradicionalisht duhet të ishte për gratë dhe fuqizimin e tyre, u shndërrua në një marsh vizual ku dominonte komuniteti LGBTQIA+. Përveç Fatjon Hoxhës, i njohur si tranvestite Anxhela, shumë pjesëmarrës të tjerë të këtij komunitetit morën vëmendjen, duke zbehur fokusin nga kauza kryesore, dhuna, pabarazia dhe të drejtat reale të grave.
Me moton "Revoltohu motër!" burrat që kanë kaluar ylberin protestuan për burrneshat shqiptare duke shndërruar këtë ditë simbolike për heroinat shqiptare në një paradë ylberësh.
Në vend që të nxirrte në pah zërin dhe fuqinë e grave, marshimi u duk si shfaqje spektakolare dhe vizuale, ku burra të transformuar në gra morën rolin kryesor. Një marshim që duhej të ishte i grave, u kthye në një event më shumë për komunitetin LGBTQIA+ sesa për kauzën femërore, duke i lënë gratë anash dhe duke bërë që mesazhi i Ditës Ndërkombëtare të Gruas të humbasë fokusin.
Kjo ditë është për gratë, jo për komunitetin LGBTQIA+ që të zërë hapësirën dhe të marrë vëmendjen. Marshimet për fuqizimin e grave duhet të jenë të grave, dhe çdo event që e devijon fokusin nga kauza kryesore.