Një sherr mes disa të rinjve është regjistruar në Vlorë te Uji i Ftohtë, ku pas një debati verbal për një parkim situata është përshkallëzuar në përplasje fizike. Siç duket edhe nga pamjet, disa të rinj janë përfshirë fillimisht në një diskutim të tensionuar.
Debati më pas ka agravuar duke kaluar në shtyrje dhe goditje mes tyre. Në një moment, disa prej të rinjve kanë shtyrë dhe qëlluar një person tjetër të përfshirë në konflikt, ndërsa pas përplasjes i riu është larguar nga vendngjarja me automjetin e tij.