Të rinjtë konfliktohen për një vend parkimi në Ujin e Ftohtë

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 08.03.2026, 12:36

Një konflikt mes disa të rinjve është përshkallëzuar në përplasje fizike në zonën e Ujit të Ftohtë, pas një debati verbal mes tyre.

Nga pamjet e siguruara, shihet se disa të rinj fillimisht janë përfshirë në një debat, për arsye që ende nuk janë bërë të ditura. Situata më pas ka agravuar, duke kaluar nga fjalët në shtyrje dhe goditje fizike.

Në një moment, disa prej të rinjve kanë shtyrë dhe goditur një person tjetër të përfshirë në konflikt. Pas përplasjes, i riu është larguar nga vendngjarja me automjetin e tij.

Shkaqet e këtij konflikti mbeten ende të paqarta, ndërsa nuk dihet nëse nga përplasja ka pasur persona të lënduar.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit