Tërmeti i 26 nëntorit i mori familjen, zemra e Albert Carës ndalet pas viteve dhimbje

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 08.03.2026, 11:28

Një histori që preku dikur gjithë Shqipërinë ka marrë dje një fund edhe më të dhimbshëm. Albert Cara, burri që humbi të gjithë familjen në tërmetin tragjik të 26 Nëntorit 2019, është ndarë nga jeta pas një ataku kardiak.

Lajmi ka tronditur të gjithë ata që e kujtojnë historinë e tij, një histori dhimbjeje që dukej se nuk u shërua kurrë plotësisht.

Në natën e errët të tërmetit shkatërrimtar, Alberti humbi gjithçka kishte më të shtrenjtë në jetë: familjen e tij. Një plagë e tillë është e pamundur të përshkruhet me fjalë dhe akoma më e vështirë të shërohet. Që nga ajo ditë, jeta e tij nuk ishte më e njëjtë. Dhimbja e humbjes e shoqëroi çdo ditë, si një barrë e heshtur që vetëm ai e dinte sa peshonte.

Ata që e njohën thonë se Alberti ishte një njeri i qetë, i thyer nga dhimbja, por që gjithmonë mbante në zemër dashurinë për familjen e tij. Kujtimi i tyre ishte gjithçka që i kishte mbetur.

Ditën e djeshme, zemra e tij pushoi së rrahuri pas një ataku kardiak, sikur të mos mund ta mbante më peshën e asaj tragjedie që e kishte ndjekur prej vitesh.

Sot shumë njerëz e kujtojnë me dhimbje, sepse historia e tij ishte një nga ato histori që na kujton se sa e brishtë është jeta dhe sa e thellë mund të jetë dhimbja e një njeriu që humb gjithçka.

U prehsh në paqe, Albert!

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit