Shkrumbohet gjatë natës makina në Korçë, dyshimet e para

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 08.03.2026, 10:00

Një automjet është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit të kësaj të diele në fshatin Ravonik, në qarkun e Korçës. Ngjarja është regjistruar rreth orës 01:00, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse që kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit.

Si pasojë e flakëve, automjeti është djegur pothuajse plotësisht, duke pësuar dëme të konsiderueshme materiale. Ndërkohë, Policia në Korçë ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe për të përcaktuar shkakun e rënies së zjarrit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit