Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Levan–Tepelenë, ku një automjet tip “Kia” është përplasur me një mjet tip “Benz”. Si pasojë e përplasjes së fortë, drejtuesja e automjetit “Kia”, një 39-vjeçare e identifikuar si Nertila Abazaj ka humbur jetën në vendngjarje.
Sipas policisë, në aksident janë plagosur gjithashtu drejtuesi i mjetit “Benz”, shtetasi P. M., si dhe pasagjeri që udhëtonte me të, shtetasi S. R. Të dy të plagosurit janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 07:20, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e policisë dhe grupi hetimor. Autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve që çuan në aksident.