Tërmet i fuqishëm në Greqi, lëkundjet ndihen edhe në Shqipëri

Shkruar nga: U Tafa | Publikuar më: 08.03.2026, 04:59

Një tërmet me magnitudë 5.8 të shkallës Rihter është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të diele në Greqi, duke shkaktuar lëkundje që janë ndjerë edhe në disa qytete të Shqipërisë, përfshirë Tiranë, Fier, Vlorë dhe Sarandë.

Sipas të dhënave sizmologjike, tërmeti është regjistruar në orën 03:32 UTC, 04:32 me orën lokale. Epiqendra është lokalizuar rreth 16 kilometra në perëndim të Eleousa dhe rreth 155 kilometra në perëndim të Larissa, në një zonë pranë kufirit me Shqipërinë.

Ndërkohë, shumë qytetarë kanë shkruar në redaksinë tonë duke raportuar se lëkundjet janë ndjerë qartë në disa qytete të vendit. Sipas raportimeve të tyre, tërmeti është ndjerë në Fier, Vlorë, Tiranë dhe veçanërisht në Sarandë, e cila ndodhet më pranë zonës së epiqendrës.

Tërmeti ka ndodhur në një thellësi prej rreth 5 kilometrash, çka e bën atë relativisht të cekët dhe për këtë arsye më të ndjeshëm në zonat përreth. Deri më tani nuk raportohen dëme apo persona të lënduar, ndërsa autoritetet po monitorojnë situatën.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit