“Edhe Jorki e uron ‘mamin’ për 8 Mars”

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 09.03.2026, 09:45

Në ditën e 8 Marsit, urimet nuk kanë ardhur vetëm nga njerëzit, por edhe nga miqtë tanë më besnikë. Një moment i veçantë dhe shumë i ëmbël është ndarë edhe nga Jorki, një qenush që duket se nuk ka harruar të urojë “mamin” e tij për këtë ditë të veçantë.

Në pamjet e mbërritura në redaksi, Jorki shfaqet pranë një buqete lulesh duke dhuruar përkëdhelje dhe dashuri – mënyra më e sinqertë që një kafshë di të tregojë mirënjohjen. Edhe pse nuk flet me fjalë, gjestet e tij thonë shumë më tepër: dashuri, besnikëri dhe falënderim për kujdesin që merr çdo ditë.

Në fund të fundit, urimi i Jorkit për 8 Mars është ndoshta një nga më të sinqertët: me putra, përqafime dhe shumë dashuri.

Në mesazhin e saj, pronarja shkruan: “Edhe Jorki e uron mamin për 8 Mars.”

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit