Po lufton me vdekjen, 41-vjeçarja ka nevojë urgjente për ndihmën e shqiptarëve

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 07.03.2026, 20:09

KLIKO KËTU PËR TË DHURUAR

Një apel për ndihmë ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania për 41-vjeçaren nga Prizreni, Fetie Elshani, e cila po përballet me një betejë të rëndë për jetën.

Sipas familjarëve, Fetia është diagnostikuar me kancer në stomak në stadin e katërt dhe ka nevojë urgjente për ndërhyrje kirurgjikale dhe trajtim të specializuar në Turqi. Ajo ndodhet aktualisht atje për ekzaminime, ku mjekët i kanë komunikuar familjes se operacioni duhet të kryhet sa më shpejt.

Por spitali nuk pranon ta kryejë ndërhyrjen pa u bërë më parë pagesa. Kostoja e operacionit dhe trajtimit arrin në rreth 35 mijë euro, një shumë e papërballueshme për familjen e saj.

Në këto kushte, familjarët i janë drejtuar shqiptarëve me një apel për ndihmë, duke shpresuar se solidariteti i qytetarëve mund t’i japë Feties një mundësi për të vijuar luftën për jetën.

Për të mbledhur fondet e nevojshme është hapur edhe një faqe në GoFundMe, ku kushdo që ka mundësi mund të kontribuojë.

Të dhënat për ndihmë:

💳 Llogaria bankare: Raiffeisen Bank Emri: Fetiye Elsani IBAN: XK05 – 1502 0010 0359 4377 SWIFT Code: RBKOXKPR

📞 Kontakt familjar: Arben Elshani +383 44 448 149

Familjarët bëjnë thirrje që ky apel të shpërndahet sa më shumë, pasi çdo ndihmë, sado e vogël, mund të bëhet shpresë për jetën e 41-vjeçares nga Prizreni.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit