Rëndohet bilanci: Humb jetën shqiptari tjetër i aksidentuar në Siçili

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 07.03.2026, 11:43

Numri i viktimave nga aksidenti tragjik që ndodhi disa ditë më parë në rrugën shtetërore 410 Naro-Camastra, Siçili është rritur.

Sot në spitalin Villa Sofia të Palermos, ka ndërruar jetë Tili Pilinci, 39 vjeç, me shtetësi shqiptare, i cili ishte drejtuesi i makinës që u përplas me një kamion të ngarkuar me fruta.

Nga përplasja, kishte ndërruar jetë menjëherë bashkatdhetari i tij, Flori Topalli, 25 vjeç, i cili ndodhej në vendin e pasagjerit.

Mjekët e spitalit bënë gjithçka për të shpëtuar Tili Pilincin, por zemra e tij ndali së rrahuri mbrëmjen e kaluar.

Të lënduarit e tjerë nga aksidenti dramatik, i cili ndodhi në orët e para të së hënës, janë jashtë rrezikut për jetën.

Makina që u përplas me kamionin transportonte qytetarë shqiptarë të moshës 24–39 vjeç, të cilët ndodheshin në Itali si punëtorë sezonalë në fushat e Agrigentit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit