Flamuri kombëtar kuqezi i vendosur në “Shtëpinë e Flamurit” ka tërhequr vëmendjen e vizitorëve dhe qytetarëve në Vlorë.
Ky flamur, simbol i rëndësishëm i shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, është vendosur kokëposhtë në një prej godinave më ikonike të Vlorës.
“Shtëpia e Flamurit”, ku u ngrit flamuri i pavarësisë dhe që shërbeu si seli e qeverisë së parë të kryesuar nga Ismail Qemali, është një nga reliket më të rëndësishme të historisë shqiptare. Që nga viti 1962, ndërtesa funksionon si Muze Kombëtar i Pavarësisë dhe ruan dokumente dhe relike historike të rëndësishme.