Një qytetare ka denoncuar një rast abuzimi në vendosjen e gjobave nga Policia Bashkiake Tiranë.
Ajo thotë se policia i ka vendosur një gjobë në targën e mjetit të saj, por në sistem figuron me emër dhe adresë tjetër.
Sipas saj, mjeti ka qenë i parkuar në Laprakë në rregull dhe nuk ka shkaktuar asnjë problem në trafik. Por në fletën e gjobës është shënuar vendndodhja në Laç dhe emri “Vjollca”.
Qytetarja shprehet se nuk e njeh personin në fjalë dhe se nuk ka asnjë lidhje me Laçin, ndërsa shton se në fund i duhet ta paguajë ajo gjobën.
Ajo kërkon verifikim nga institucionet përgjegjëse për këtë rast, duke ngritur shqetësimin për gabime të mundshme në vendosjen e gjobave.
Denoncimi i qytetares:
Pershendetje, shikoni ca behet, gjobat vehen tjeter per tjeter. Ne targen time ne emr tjeter dhe adres tjeter
Mjeti ka qen i parkuar tamam pa u bere shkak per trafik targa eshte e imja vendodhja e ka shenuar ne lac me emr te vjollces nderkoh qe un s enjof fare kush eshte vjollca dhe sme lidh asgje me lacin dhe teksirato na bje na paguaj un
A shofin kto apo shkolla me lek ket pun ben ose kan pas per te plotsuar normen e gjobave dhe o burra gjej e ve
