RENEA në Vlorë, SPAK lëshon 7 urdhër-arreste për krime të rënda

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 07.03.2026, 08:33

Forcat speciale të RENEA dhe ato të Ndërhyrjes së Shpejtë po zhvillojnë një operacion në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë. Aksioni është monitoruar edhe nga ajri përmes përdorimit të një droni, i cili po kontrollon zonën dhe po ndihmon në koordinimin e veprimeve të forcave në terren.

Sipas informacioneve paraprake, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lëshuar shtatë urdhër-arreste në kuadër të një hetimi për krime të rënda. Mes personave për të cilët është firmosur masa e arrestit janë edhe Flodian Plaku dhe Ervis Matodoshaj.

Burime bëjnë me dije se disa nga personat e përfshirë në këtë operacion kanë pasur probleme të mëparshme me drejtësinë, ku dy prej tyre rezultojnë të arrestuar më herët në Itali, ndërsa një tjetër është ndaluar në Janinë të Greqisë. Sipas të dhënave paraprake, operacioni lidhet me zbardhjen e një vrasjeje dhe hetimet vijojnë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit