Çfarë po ndodh në Vlorë? RENEA dhe FNSH zbarkojnë te Uji i Ftohtë

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 07.03.2026, 08:13

Në lagjen e Ujit të Ftohtë në Vlorë po zhvillohet një aksion i gjerë policor për goditjen e një grupi të rrezikshëm kriminal.

Rreth 10 autoblindë të forcave speciale RENEA, të Ndërhyrjes së Shpejtë dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit kanë rrethuar një pallat në zonë, ndërsa në terren janë angazhuar rreth 40 efektivë.

Si pjesë e operacionit, është bllokuar edhe Unaza e Vlorës, rruga paralele me lungomaren. Që në orët e para të mëngjesit, forcat RENEA kanë monitoruar zonën edhe me dron, ndërsa aksioni vijon ende.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit