Kabina elektrike e hapur në Jonufër, rrezik për jetën e qytetarëve

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 06.03.2026, 22:10

Një situatë shqetësuese është denoncuar në zonën e Jonufrës në një prej akseve kryesore që lidh Vlorën me bregdetin e jugut, ku një kabinë elektrike dhe një shtyllë e amortizuar ndodhen në gjendje të rrezikshme, duke u kthyer në një kërcënim real për banorët dhe kalimtarët.

Nga pamjet e dërguara, transformatori është i vendosur mbi një strukturë metalike të ndryshkur që duket e paqëndrueshme. Poshtë tij ndodhet një kuti shpërndarjeje e hapur, ku duken kabllo të çrregullta dhe instalime elektrike pa asnjë mbrojtje.

Gjendja e kabinës ngre pikëpyetje serioze mbi mirëmbajtjen dhe kontrollin e rrjetit elektrik në zonë. Si është e mundur që një pajisje me tension të lartë të qëndrojë e hapur dhe pa masa sigurie?

Përveç rrezikut të drejtpërdrejtë për jetën e qytetarëve, struktura e ndryshkur dhe instalimet e ekspozuara tregojnë qartë mungesë ndërhyrjeje dhe neglizhencë institucionale.

Banorët e zonës kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme nga institucionet përgjegjëse për të mbyllur kabinën, për të kryer kontroll teknik dhe për të garantuar sigurinë në zonë.

Siguria publike nuk duhet të lihet në mëshirë të fatit. Në raste të tilla, një ndërhyrje në kohë mund të shmangë një tragjedi.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit