“Kina gati të ofrojë ndihmë financiare dhe ushtarake për Teheranin”

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 06.03.2026, 19:07

Shtetet e Bashkuara disponojnë informacione të inteligjencës që sugjerojnë se Kina mund të jetë duke u përgatitur për t'i ofruar Iranit ndihmë financiare, pjesë këmbimi dhe komponentë raketorë. Lajmi është bërë i ditur për rrjetin "CNN" nga tre burime që kanë njohuri mbi këtë çështje.

Sipas njërit prej burimeve, Kina po tregon një lloj kujdesi në mbështetjen e saj, ndryshe nga rasti i Rusisë. "Pekini dëshiron që lufta të përfundojë sepse ajo vë në rrezik furnizimin e tij me energji," deklaroi burimi. Kina varet shumë nga nafta iraniane dhe mësohet se i ka bërë presion Teheranit që të lejojë kalimin e sigurt të anijeve përmes Ngushticës së Hormuzit.

Ditën e djeshme, Sekretari i Mbrojtjes, Pete Hegseth, u deklarua gazetarëve se Rusia dhe Kina "nuk janë realisht një faktor" në luftën me Iranin.

Megjithatë, ky qëndrim bie ndesh me raportimet e mëparshme të inteligjencës amerikane. Sipas burimeve qeveritare të cituara nga gazeta "Washington Post", Rusia po i siguron Iranit informacione mbi pozicionet dhe lëvizjet e trupave, anijeve dhe avionëve amerikanë.

Që nga fillimi i konfliktit, Rusia dyshohet se i ka transmetuar Teheranit lokalizimin e aseteve ushtarake të SHBA-së, përfshirë anijet e luftës dhe mjetet fluturuese. Ky veprim shënon përfshirjen e parë, megjithëse indirekte, të një tjetër fuqie të madhe rivale të Uashingtonit në konfliktin që po zhvillohet në Gjirin Persik.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit