Komandanti i Forcë së Sigurisë së Kosovës (FSK), Bashkim Jashari, ka zhvilluar një video-konferencë me komandantin e forcës ndërkombëtare stabilizuese për Gazën, Jasper Jeffers III nga Ushtria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për të koordinuar përgatitjet për dislokimin e mundshëm të FSK-së në Rripin e Gazës.
Sipas njoftimit të datës 06.03.2026, gjatë takimit është diskutuar për hapat dhe koordinimet e nevojshme për pjesëmarrjen e një kontingjenti të FSK-së në operacionin ndërkombëtar të stabilizimit në këtë zonë.Me këtë rast, Jashari e ka falënderuar gjeneralin Jeffers dhe, përmes tij, ushtrinë amerikane për ftesën drejtuar Kosovës që të marrë pjesë në këtë operacion ndërkombëtar.