Bela gjatë lamtumirës: I lamë Shqipërisë vepra!

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 06.03.2026, 15:34

Në fjalimin e lamtumirës, e zbukuruar dhe me një zë që i dridhej, ish-ministrja nuk la pa përmendur punët e kryera nga Ministria e Infrastrukturës, duke u shprehur me krenari për “veprat e lëna në Shqipëri”, edhe pse shumë rrugë dhe aksesh kryesore, si rruga Librazhd-Përrenjas, janë shembur kohët e fundit dhe krijojnë probleme për mijëra qytetarë.

Me një ironi të hidhur, ajo foli për “trashëgiminë e veprave” që duket se nuk ka rezistuar dot provën e kohës, ndërsa zëri i saj i dridhej pak gjatë fjalës së lamtumirës, duke shfaqur një kombinim ndjenja krenarie dhe tensioni.

Në momentin më emocional të konferencës, Balluku foli për Enea Karakaçin, ministrin e ri, duke e përshkruar si frymëzim për të gjithë punonjësit e ministrisë. Ironia e situatës ishte e qartë, ndërsa SPAK kërkon arrestimin e saj, Balluku fliste me krenari për “veprat e lëna” dhe për integritetin e saj, duke e bërë lamtumirën një kombinim të papritur ndjenjash dhe retorike të fortë.

Ndërkohë ajo tha se i vjen keq që puna e MIE ngeci për disa kohë si pasojë e hetimeve të SPAK, duke u shprehur e indinjuar dhe e mërzitur nga kjo situatë dhe duke treguar se është e prekur.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit