Qytetari nga Istogu gjen një kuletë me para dhe e dorëzon në polici në Junik

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 06.03.2026, 14:38

Një qytetar nga Istogu ka treguar përgjegjësi dhe ndershmëri duke dorëzuar në polici një kuletë të cilën e kishte gjetur në qytetin e Junikut.

Me datë 05.03.2026, në Stacionin Policor Junik, ёshtё paraqitur qytetari Shpëtim Kabashi nga Istogu, i cili kishte gjetur një kuletë nё qytetin e Junikut.

Nё kёtё kuletë kishte tё holla prej: katërqind e dyzetë e pesë (445) Futna Angleze, pesëdhjetë (50) Franga Zvicerane, dhjetë (10) euro, katër dhjetë e dymijë e gjashtëqind (42600) Lekë Shqiptare dhe pesë (5) kartele bankare. Me datë 06. 03. 2026, Policia ka identifikuar dhe ka kontaktuar personin të cilit i kishte humbur kuleta, i njëjti është ftuar në Stacionin Policor Junik dhe nga zyrtarët Policor ju ka kthyer kuleta sё bashku me të holla. Policia e Kosovës falënderon qytetarin për veprimin dhe nivelin e lartë të përgjegjësisë qytetare.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit